Politika nis që në bankat e shkollës për nxënësit, me vendimmarrje të vogla e të mëdha, me votimin për tema të ndryshme, zgjedhjen e senatorit të klasës apo presidentit të shkollës. Por a janë të drejta këto zgjedhje dhe përfaqësuesit, mishërimi i një lideri që shqetësohet vërtet dhe kërkon të bëjë më të mirën?
Ergisi, një nga të rinjtë e “Gjeneratës Alfa”, rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është presidenti i nxënësve në gjimnazin që ai ndjek. Sipas tij, zgjedhjet janë të drejta dhe është gjithnjë i gatshëm për t’u ardhur në ndihmë, siç edhe ka cilësuar në sloganin gjatë garës.
Renisa ndan një mendim të kundërt lidhur me zgjedhjet në shkollë. Ajo i ironizon paksa dhe mendon që fiton ai që është pak më popullor mes nxënësve. Renisa shton se nuk funksionon realisht dhe as nuk merren në konsideratë.
Ergis: Në rastin tonë, unë personalisht marr vërtet shumë ankesa, përveç mësuesve dhe stafit pedagogjik, marrim ankesa edhe për faktin e gjërave të ndryshme që nxënësit ndiejnë që duhet bërë një ankesë për to.
Ardit Gjebrea: Ty të kanë zgjedhur sepse ti je një nxënës i shkëlqyer apo sepse ata përveç nxënësit të mirë, kanë besim që do të jesh krahu i tyre?
Ergis: Le të themi që slogani i garës presidenciale nga ana ime ishte fakti që do të isha aty, pranë çdo nxënësi për t’i ndihmuar në çdo hap dhe në rast të çdo ankese apo sugjerimi që kanë për institutin.
Ardit Gjebrea: Je?
Ergis: Po. Mundohem çdo ditë që të jem pranë nxënësve për t’i ndihmuar dhe për t’i shtyrë për të bërë gjëra më të mira. Le të marrim shembull konkret, është një aktivitet që do të zhvillojmë shumë shpejt dhe vërtet që nuk më zuri gjumi i natës duke u marrë me organizimin që çdo gjë të dalë shumë mirë, që nxënësit të dalin të kënaqur.
Ardit Gjebrea: Renisa?
Renisa: Personalisht, mendoj që kjo pjesa e zgjedhjeve të senatit është pak subjektive, jo gjithmonë funksionon drejt se është pak a shumë si zgjedhjet elektorale kështu që paralelizmi është fiks. Sa më shumëpopullaritet që ti të kesh në shoqëri, aq më shumë i përzgjedhur je.
Ardit Gjebrea: Ç’do të thotë popullaritet në shoqëri, mbi bazën e kujt kriteri?
Renisa: Për shembull, shpeshherë më ka ndodhur që në shumë zgjedhje të ‘senatorllëkut’ në thonjëza, më pëlqen ta ironizoj këtë bëhet për shkakun se një individ i klasës është më shumë i preferuar nga pjesa tjetër dhe natyrisht që gara është e humbur nga ana ime dhe e fituar nga ana e tij apo anasjelltas.
Ardit Gjebrea: E preferuar nga ana e kujt, e të rinjve apo edhe pedagogëve të cilët mund të nxisin këtë lloj preference?
Renisa: Edhe pjesa e disa kushteve qëvendosin në kandidim, për shembull është mesatarja e nxënësit, këtë vit më duket se është ulur në 8, ndërsa në 9-vjeçare mbaj mend që duhej të ishte 10 absolute që ti të kishe mundësinë e kandidimit, flas për te shkolla ku kam qenë unë. Këtë vit dhe vitin e kaluar nuk zgjodha fare të përfshihesha se nuk më duket e drejtë, nuk më duket sikur funksionon realisht.
Ardit Gjebrea: Çfarë nuk të duket e drejtë?
Renisa: Nuk më duket sikur ajo që po bëjmë realisht të jetë frytdhënëse apo produktive.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Renisa: Mbase nga fakti që nuk është se konsiderohemi dhe aq shumë./tvklan.al