Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Vijat e bardha janë një nga elementët kryesor të infrastrukturës së qyteteve. Por ç’ndodh me vijat e bardha nëpër kryqëzimet apo rrugët e Tiranës? Para zgjedhjeve lokale shumë rrugë kryesore në kryeqytet u vijëzuan, por nuk kaluan një muaj dhe ato u zhdukën sikur të ishin vizatuar me shkumës. Banorët e Tiranës ankohen për mungesën e tyre, të cilat ndihmojnë qarkullimin, por mund të çojnë edhe në aksidente.

Ndërkohë drejtues të policisë rrugore në kryeqytet të thonë:

“Mungesa e vijave të bardha, mbi të gjitha do të sjelli një anomali, në punën e policisë rrugore dhe drejtuesit e mjeteve, do të orientohen me vështirësi në trafikun e rënduar të qytetit të Tiranës”./tvklan.al