Mungesa e gjatë në publik e Zonjës së Parë të Koresë së Jugut ka ngritur shqetësime tek disa qytetarë.

Kjo lëvizje e saj është konsideruar si një vendim politik për të mbrojtur partinë e bashkëshortit të saj nga çdo faktor negativ. Presidenti Yoon Suk Yeol nuk kandidon, por si mbajtës i postit, ai gjithashtu nuk lejohet të bëjë fushatë për Partinë e tij të Pushtetit Popullor, e cila po përballet me një betejë të vështirë për të rifituar kontrollin e parlamentit.

“Nëse ajo rishfaqet në publik, mund të jetë problematike, jo vetëm për shkak të vetë skandaleve, por për shkak të imazhit të saj të pafavorshëm me publikun”, thotë  Shin Yul, profesor i shkencave politike në Seul.

Në vitin 2021, Kim pranoi se kishte gënjyer për CV-në e saj kur aplikoni për punë në 2007 dhe 2013. Kohë më pas ajo u përfshi në një tjetër skandal.

Pamjet e publikuara nga kamera e fshehtë që tregonin atë duke pranuar një çantë Dior si dhuratë u pritën me zemërim nga qytetarët.

Zonja e parë shihet si një pengesë për popullaritetin e Presidentit Yoon Suk Yeol dhe këtë e konfirmojnë edhe sondazhet e opinionit që thonë se popullariteti i tij po bie ndjeshëm.

Klan News