Frenkie De Jong ka hedhur pas krahëve dëmtimin e rëndë në kyçin e këmbës. Mesfushori holandez është rikuperuar plotësisht dhe është grumbulluar nga Barcelona, për herë të parë pas gjashtë muajsh mungesë.

Trajneri Hansi Flick, e ka ftuar lojtarin për sfidën e Ligës së Kampioneve, ndaj Young Boys. Sigurisht që De Jong nuk do të luajë nga minuta e parë dhe kjo është e sigurt, por për të mund të ketë pak minuta në fund të takimit.

Gjithashtu te Barcelona po presin edhe një rikthim tjetër të rëndësishëm. Gavi është shumë afër rikuperimit dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm pas ndeshjeve të kombëtareve në mesin e muajit Tetor.

Shtohen alternativat për trajnerin Flick, i cili në këtë periudhë ka vuajtur dëmtimet e shumta. /tvklan.al