Hellas Verona do të jetë klubi i radhës në Itali që kalon në pronësinë e amerikanëve. Sipas raportimeve nga “Sportmediaset”, fondi amerikan “Presidio Investors” ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e klubit italian nga Maurizio Setti.
Kompania në fjalë, me bazë në Teksas, po përgatit edhe ndryshimet, ku CEO do të emërohet Italo Zanzi, ndërsa drejtor sportiv do të mbetet Sean Sogliano.
Blerja e klubit thuhet se ka kushtuar rreth 75 milionë euro, ndërsa pritet që në ditët e ardhshme të vijë edhe zyrtarizimi.
Në Itali, janë disa klube në pronësi të amerikanëve, duke nisur nga Milani, Interi për të vazhduar me Romën, Fiorentinën, Genoan dhe Venezian. /tvklan.al