Everton është bërë zyrtarisht me pronarë të rinj. Drejtimi i klubit është marrë nga amerikanët e Friedkin, të cilët kanë në pronësinë e tyre edhe Romën në Itali.
Marrëveshja mes palëve ishte arritur që në muajin Shtator, por vetëm këtë të Enjte të 19 Dhjetorit, ka ardhur drita jeshile nga Premier League.
Amerikanët kanë blerë klubin e Everton nga ish-presidenti Farhad Moshiri, për 450 milionë euro, ndërsa synojnë ta dërgojnë skuadrën në majat e futbollit anglez.
Presidenti i ri, Dan Friedkin, u shfaq shumë i lumtur për mbylljen e akordit, ndërsa Everton bëhet klubi i dhjetë në Premier League, me pronarë amerikanë.
Kujtojmë se pjesë e Everton është edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili u transferua aty në fundin e merkatos së verës. /tvklan.al