Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Musa Ulqini, ministri i Informacionit:- “Përpara gjysmë ore kryeministri është informuar që Presidenti i Republikës Mejdani ka firmosur dekretin për lirimin e zotit Petro Koçi si ministër i Rendit, kërkesë e bërë në bazë të Kushtetutës, nga kryeministri Pandeli Majko dhe ka firmosur atë kandidaturë që kryeministri Majko ka çuar në presidencë. Spartak Poçi është ministri i ri i Rendit.

Spartak Poçi:- “Nuk jam bërë akoma ministër Rendi. Nuk është punë shpresash, unë s’kam kërkuar të bëhem ministër rendi. Nëse më propozohet patjetër që do e pranoj”./tvklan.al

Gazetar – Aldon Lipe