Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Musa Ulqini:- “Në selinë e PS, deri në këtë moment ne kemi, janë depozituar 117 procesverbale nga 118 që janë gjithsej. Rezultati i shënuar është ky, Edi Rama ka marrë mesatarisht mbi 62% të votave, ndërsa Spartak Ngjela ka marrë 38% të votave. PS ka marrë mbi 52% të votave dhe PD nën 40% të votave. Unë besoj që komisioni i bashkisë, do të konfirmojë nesër fiks rezultatin që iu parashtruam më sipër, por me siguri do të ketë edhe një shtesë në numrin e votave sidomos për kandidatin Rama. Dua të them, që me gjithë përpjekjet që bëri zoti Berisha dhe gjithë të tijët, për të zhbërë fitoren e PS dhe të zotit Edi Rama në qytetin e Tiranës, ai nuk arriti që ta bënte një gjë të tillë, kjo fitore për ne është historike. Unë dua të falenderojë të gjithë qytetarët e kryeqytetit, që me gjithë neverinë dhe përbuzjen që kishin, për vendimin absurd të Kolegjit Zgjedhor dhe për mënyrën se si e trajtoi këtë çështje, PD Ngjela dhe gjithë stafi i tij, arritën t’i përgjigjeshin ftesës tonë, për të marrë pjesë në votime, 60% e tyre votuan sot në qytetin e Tiranës dhe PS e kandidati i saj, arriti një rezultat spektakolar”./tvklan.al