Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryetari i socialistëve të Tiranës Musa Ulqini shprehet, se kryebashkiaku Edi Rama duhet të reflektojë për shkakun, pse mori vetëm 38 vota në Komitetin Drejtues? Mos zgjedhja në kryesinë e socialistëve të Tiranës së kryetarit të bashkisë në dy mandate radhazi, tregon mangësi në sjelljen e Edi Ramës ndaj institucionit të partisë.

Musa Ulqini: “Kushdo duhet të bëjë një përpjekje për të lexuar votën, sepse leximi i votës është edhe një përpjekje për të rregulluar diçka në mënyrën se si vendosen marrëdhëniet mes individëve dhe institucioneve të ndryshme”.

Musa ulqini thotë, se votimi i fshehtë, nuk e shmang mbështetjen që mbi 6 mijë anëtarë të PS i dhanë kryetarit Rama në zgjedhjet  fundit lokale.

Musa Ulqini: “6 mijë anëtarët e PS dhe 400 delegatët e Tiranës e kanë renditur zotin Rama gjithmonë në top list si i votuar dhe kjo është absolutisht shumë herë më e rëndësishme, se sa votimi që bëhet në një sallë, qoftë edhe nga 83 anëtarë të Komitetit Drejtues”./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj