Lajme Arkiva 2003
Vazhdimësia e turit është e domosdoshme sepse Skrapari dhe Shkodra ndërgjegjësuan bazën e Partisë Socialiste dhe opinionin publik për problemet reale të Partisë Socialsite dhe qeverisjes. Ndaj ky angazhim duhet të vazhdojë nga forumet e Partisë Socialise deri në parlament. Këtë deklaron deputeti socialist Mustafa Muçi , i cili mohon ekzistencën e lëvizjes Meta.
Mustafa Muçi: Çdo lloj etiketimi i këtij qëndrimi në trajtën e lëvizjeve tashmë është banalizuar në Partinë Socialiste. Unë Mendoj që fundi i lëvizjes për katarsis ishte me gjithë mend një fund i turpshëm. Asnjë gjurmë nuk gjendet më nga kjo lëvizje. Për më tepër një kryeministër, i cili në atë kohë u bë kryetar i kësaj lëvizje, as vetë nuk pranon më që të identifikohet me këtë lëvizje. Nuk është aspak një lëvizje me një flamur të caktuar, ku ta di unë si lëvizja për katarsis apo diçka e tillë, por është një reagim i një mase socialistësh, i një numri të caktuar jo vetëm deputetësh, por edhe të zgjedhurish të gjitha forumeve të Partisë Socialiste për ti thënë ndal të gjitha këtyre praktikave të cilat sikurse e thashë edhe më pare rrezikojnë jo vetëm Partinë Socialiste, jo vetëm qeverisjen e saj, por mbi të gjitha të ardhmen e vendit./tvklan.al