Bocelli këndon në katedralen e boshatisur
Është ky koncerti më i pazakontë i tenorit italian Andrea Bocelli të mbajtur në katedralen bosh të Duomos në Milano, të dielën e Pashkëve katolike.
“Muzika për shpresën” u quajt koncerti që u transmetua live në Youtube dhe u ndoq në kohë reale nga miliona shikues në mbarë botën.
Koncerti i kushtohej situatës së krijuar në botë nga koronavirusi dhe jetëve të humbura prej tij.
Për 30 minuta tenori performoi 4 këngë, të cilat u shoqëruan me planet nga rrethinat e Lombardisë, rajonit më të goditur në botë nga koronavirusi.
Tenori u zhvendos më pas në hyrje të katedrales për të kënduar “Amazing Grace”, ndërsa shfaqeshin imazhet e rrugëve bosh të Parisit, Londrës dhe Neë York-ut.
Tv Klan