Miratimi i planit urbanistik të Elbasanit është kundërshtuar edhe nga Myftinia e këtij qyteti. Agim Duka myftiniu i Elbasanit shprehet se Myftinia nuk është bërë pjesë e debatit për hartimin e këtij plani edhe pse zotëron shumë prona në qendër të qytetit. Pos të tjerash myftinia shpreh indinjatën për fshirjen nga projekti të Xhamisë të Balliasit që ka qenë vendosur dikur në afërsi të teatrit “Skampa”.
Agim Duka: “Ne kemi tokën, trullin e kësaj xhamie e cila na është njohur që në vitin 1992 nga Gjykata e rrethit Elbasan. Po ashtu në vitin 1993 ësht aprovu projekti i kësaj xhamie nga KRT-ja e Elbasanit dhe që të ndërtohet pra një xhami, pra siç ka qënë, pra Xhamia Ballias. Por nigjova dhe isha prezent në studimin e qendrës urbanistike, qendrës pra urbanistike në Elbasan dhe pashë pra që kët projekt e kishin hedhur poshtë që të mos ndërtohet pra xhamia dhe të ndërtohet, pra nji pallat shumëkatësh. Ne, pra, jemi kundra kësaj, këtij projekti dhe nuk e pranojmë, pra një gjë të tillë jo si myfti dhe përfaqësuës i komunitetit mysliman në Elbasan, por çdo qytetar i Elbasanit që e njeh veten e tij pra mysliman nuk e pranon, nuk e pranon një gjë të tillë.”
Edhe disa arkeologë të këtij qyteti kanë shprehur rezervat e tyre për planin e ri urbanisitik të miratuar vetëm para disa ditësh. /tvklan.al