Përflitet prej kohësh dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Myrto Uzuni ka arritur akordin për të firmosur me Austin në MLS.
Pas një eksperience të jashtëzakonshme me Granadën, 29-vjeçari ka vendosur që të bëj një tjetër hap në karrierë, për tu larguar nga kontinenti Europian.
Pavarësisht një lider me spanjollët, duke shënuar 14 herë në 19 ndeshje, Uzuni “tradhëtoi” skuadrën për të firmosur në kampionatin amerikan. Kartoni i sulmuesit shqiptar kushtoi 12 milionë Euro, shifër e pretenduar dhe tashmë e garantuar për arkat e klubit andaluzian.
Myrto Uzuni prej afro tre javësh nuk stërvitet me grupin e Granadas në La Liga 2 të Spanjës. Sulmuesi i Kombëtares kërkoi rritje page, gjë që spanjollët nuk ia kanë ofruar. Në këto kushte ai i ka kërkuar klubit që të pranojnë shitjen te FC Austin, me ofertën që ka qenë e rëndësishme për të edhe nga ana ekonomike.
Uzuni u bashkua me Granadan nga Ferencvaros në Janarin e vitit 2022 dhe prej tre vitesh është pjesë e spanjollëve, duke u bërë edhe golashënuesi më i mirë në historinë e tyre. Me Kombëtaren kuqezi ai ka shënuar pesë gola në 38 ndeshjet e luajtura.
Klan News