Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Namik Dokle, kryetar i Kuvendit:- “Së pari do të them që politikisht përjashtimet janë një gjë që shkojnë në kundërshtim me rregullat e demokracisë dhe çdo lloj përjashtimi tregon se ai që e bën nuk zbaton rregullat e lojës demokratike, qoftë brenda një partie apo në të gjithë sferën e spektrin politikë shqiptar. Përsa i përketë elementit të rregullores, në bazë të rregullores së kuvendit të Republikës së shqipërisë çdo grup parlamentar ka të drejtë të bëj ndryshime, por këto shpallen në fillimin e çdo sesioni të kuvendit dhe nuk mund të bëhen ndryshime në mes të sesionit. Partia Demokratike ka marrë një rrisk politik jo të vogël dhe të luftosh kundër deputetëve më duket se është diçka që nuk i shërben as PD, as kuvendit dhe as stabilitetit në përgjithësi të vendit. Në bazë të rregullores së asamblesë parlamentare të KE-së, një delegacion, kredencialet e së cilit janë të miratuara nga kuvendi përkatës, në rastin tonë kuvendi i shqipërisë, nuk ka të drejtë ti ndyshoj askush pa vullnetin e deputetit përkatës. Pra edhe Pollo edhe Minarolli janë anëtar të delegacionit në asamblenë parlamentare të KE-së me të drejta të plota dhe më të drejta të barabarta”./tvklan.al