Tentativës së kryeministrit për t’u dukur më i ri fizikish i bashkëngjitet dhe ajo politike. Shefit të ekzekutivit Fatos Nano, për herë të parë në moshën 52-vjeçare, i është dorëzuar karta e anëtarësisë së Forumit Rinor Eurosocialist, e cila në fakt u dorëzohet simpatizantëve të Partisë Socialiste nën moshën 34-vjeçare dhe është e vetmja kartë e partisë që nuk mban firmën e kryetarit Fatos Nano. Kryeministri Fatos Nano e hapi vrullshëm konferencën e 6-të të të rinjve eurosocialiste të Tiranës duke bërë të dtur nevojën e ndryshimeve dhe duke goditur kundërshtarët e tij.

Fatos Nano: “Rruga juaj e karrierës në parti e në administratë ecën pikërisht mbi vendet bosh, gjithashtu që do të lirojnë të korruptuarit, të paaftëtm të inkriminuarit, evazorët, manipulatorët, çakallët, trafikantët dhe gjithkush tjetër që ka abuzuar me besimin dhe votat e socialistëve apo të freshistëve deri më sot. Modeli Meta-Kryemadhi dëshmojnë se evolucioni i brezave nuk bëhet dot me numëratorin me gogla, as të kposhtit, as të tespies në duart e liderit.”

Edhe kryetari i FRESSH-it, Gjergji Koja ka mbështetur idenë e ndryshimeve në parti. Duke marrë shkas nga votimet në Kuvend, Koja deklaroi se kjo është politkë perverse.”

Gjergj Koja: “Të përmirësojmë edhe moralin brenda familjes socialiste dhe morali vendoset vetëm përmes ndryshimeve rinovuese. Kreu i mazhorancës deklaroi se do t’i propozojë Komitetit të Përgjithshëm Drejtues emërimin e Kojës si zëdhënësi politik i partisë duke iu kundërvënë kështu emrave të mëparshëm për të cilët u dyshua se votuan pro Nikollë Lesit në seancën parlamentare të dy ditëve më parë.”

Fatos Nano: “Siç e shihni, s’na lejohet të bëjmë asnjë hile, jemi në të gjjitha dhomat e shtëpisë në transmetim direkt.” /tvklan.al