Shqipëria tashmë ka një plan-veprimi ku do të njihen prioritetet e vullneti politik për procesin e reformave të integrimit për të garantuar zgjedhje demokratike e ekonomike, për të hapur tregun e luftuar trafiqet e krimin e organizuar. Dokumenti i partneritetit evropian i është dorëzuar ambasadorit të këtij komisioni Lutz Salzmann nga kryeministri Nano. Ky dokument shpreh angazhimet e reja dhe marrëdhëniet gjithashtu mes Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian.
Fatos Nano: “Ky dokument ka rëndësi për ecurinë e mëtejshme të marrëdhënive BE-Shqipëri dhe veçanërisht pët vazhdimin e zhvillimit të frytshëm të dialgout midis qeverisë dhe grupit të negociatorëve të Republikës së Shqipërisë dhe delegacionit apo misioneve të komisionit për zbatimin e reformave dhe të angazhimeve sektoriale të programuara. Ky plan-veprimi do të shërbejë për ne si instrument bazë i monitorimit dhe i vlerësimit të progresit dhe ne na gëzon fakti që produketet e tij do të jenë pjesë e rapoortit të ardhshëm të Bashkimit Evropian për Shqipërinë.”
Ndërsa për amabasadorin e Komisionit Evropian ky plan-veprimi ndihmon Shqipërinë të përcaktojë më mirë prioritetet si, reformat, burimet financiare dhe njerëzore. Qëllimi është përafrimi i ligjeve shqiptare me ato të Bashkimit Evropian në fusha si drejtësia, punët e brendshme, ekonomia e tregut dhe institucionet demokratike.
Lutz Salzmann: “Bashkimi Evropian do të ndjekë me vëmendje zbatimin e këtij plan-veprimi kombëtar, veçanërisht në fusha të tilla, siç është ajo e funksionimit të institucioneve demokratike, zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm, luftën kundër krimit të organizuar, të cilat gjithashtu mbeten fusha të një preokupimi të veçantë.”
Idenë e partneritetit për Evropën Juglindore e ofroi Samiti i Selanikut. Ky partneritet u jep mundësi vendeve të Evropës Juglindore të përfitojnë programe edhe pse një pjesë e tyre nuk janë bërë ende anëtae të Bashkimit Evropian. /tvklan.al