Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryesocialisti Fatos Nano, ka kërkuar në Elbasan, një mandat të ri katërvjeçar, për të zhvilluar më tej reformat. Në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, theksoi Nano, socialistët konkurrojnë me alternativa, stafe dhe projekte konkrete. Sipas tij, socialistët synojnë të largojnë politikën nga rruga.
Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Në këtë rrugë pa kthim, Shqipëria ka nevojë për më shumë reforma. Për më shumë potenciale njerëzore dhe ekonomike, të integruara në hartimin dhe zbatimin e projekteve të një Shqipërie europiane. Prandaj edhe fushata jonë elektorale, që ka nisur brenda nesh do të mbështetet mbi alternativa, stafe dhe projektet e transformimeve. Përmes këtij procesi zgjedhor, ne synojmë ta largojmë përfundimisht politikën nga rruga”.
Në konferencën e PS të Elbasanit, u përzgjodhën kandidatët për deputet për zonat elektorale të këtij rrethi./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame