Kryeministri Fatos Nano u është përgjigur pyetjeve të deputetit Ekrem Spahiu në lidhje me zbatimin e rezolutës së miratuar në 12 qershor 2003 nga Kuvendi i Shqipërisë për zgjedhjen e çëshjtes së pronësisë çame. Kryeministri raportoi se një grup pune është duke negociuar me ekspertët grekë për këtë çështje. Shefi i qeverisë shqipare citoi se për qeverinë greke ligji i luftës me Shqipërinë nuk është në fuqi as politikisht dhe as juridikisht. Duke i cilësuar marrëdhëniet me fqinjët si shumë të mira kryeministri Nano pranoi se ka probleme të trashëguara nga e kaluara apo të shkaktuara nga lobe të caktuara.
Fatos Nano: “Sigurisht në marrëdhëniet shqiptaro-greke ka edhe probleme të trashëguara nga e kaluara historike apo të krijuara nga lobe të caktuara që mbeten robër të një mentaliteti konfliktual apo tradicionalist. Qëndrimi publik i qeverisë greke ka qënë dhe mbetet citoj: “çështja e ligjit të luftës është zgjidhur përfundimisht politikisht dhe juridikisht pasi tashmë ekziston një traktat miqësie dhe bashkëpunimi midis dy vëndeve i ratifikuar nga të dy parlamentet.”
Deputeti Spahiu deklaroi më pas se rezoluta e miratuar në 12 qershor 2003 nga Kuvendi i Shqipërisë ishte tjetërsuar. Saphiu mohoi deklaratën e kryeministrit Nano se në disa qyetet të Greqisë 60 000 fëmijët shqiptarë mund të ndiqnin mësimin e gjuhës shqipe.
Ekrem Spahiu: “Rezoluta që ësht miratuar më datën 12 qeshor edhe ësht votuar nga deputetët e Kuvendit të Shqiprisë ësht tjetërsuar duke heq nji pikë kryesore me të cilën ju keni abuzuar kaq shumë për sa i përket çëshjten e projektrezolutës për çëshjen çame, sepse vazhdimisht keni theksuar se çështja çame është e përfshirë në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqiprisë më 12 qeshor dhe konkretisht asht pika e 4 që kam kërkuar spjegim. Prandaj unë do të kërkoj në lidhje me zbardhjen e miratimit të kësaj projektrezolute më 12 qeshor.” /tvklan.al