Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Problemet e pakicave etnike mes Shqipërisë dhe Greqisë, janë rishfaqur edhe njëherë në takimin mes ambasadorit të ri të Greqisë, Dimitris Kotoglius, me kryesocialistin Fatos Nano. Sipas socialistëve minoritarët grek, ftohen të investojnë në zonat e vendbanimet e tyre në Shqipëri.

Ambasadori grek ka konfirmuar vizitën e shpejtë të kryeministrit grek Simitis në Tiranë. Ndërsa kryeministri Meta dhe kryesocialisti Nano, në datat 1-2 Dhjetor, vizitojnë Athinën, për të marrë pjesë në konferencë ndërkombëtare për pakicat etnike. Në këtë konferencë Shqipëria do të kërkojë respektimin e të drejtave të popullsisë çame./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame