Ardian Ismajli me paraqitjet që po bën këtë sezon në Serie A është në qendër të lajmeve të merkatos. Sipas mediave italiane pas Juventus dhe Inter interes po tregon edhe Napoli që mund ta marrë që në Janar.

Në fakt edhe më parë klubi napoletan është përmendur se vëzhgon mbrojtësin shqiptar. Por tani me në krye Antonio Conte si trajner është rikthyer vëmendja.

Ardian Ismajli është përzgjedhur disa herë në formacionin e javës dhe vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A. Ismajli luan në kampionatin italian prej vitit 2020 ku kaloi nga Hajduk Split te Spezia dhe më pas tek Empoli ku është nën kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Me formën që po kalon ai ka shkëlqyer edhe te Kombëtarja me lojën në mbrojtje e me gola, duke mbajtur shiritin e kapitenit në takimet e fundit.

Tv Klan