Ardian Ismajli është shndërruar në emrin më të lakuar të merkatos në Itali. Prej kohësh, mbrojtësi i kombëtares shqiptare po ndiqet nga klubet BIG të Serie A, me Napolin që është i bindur për të firmosur me 28-vjeçari.

Madje, mediat italiane shkruajnë se terreni po përgatitet që Ismajli të vishet i kaltër që në merkaton e Janarit.

Me dëmtimin e Boungiorno, italianët janë të detyruar për tu përfshirë në merkato. Duke iu referuar “Il Mattino”, Aurelio de Laurentiis ka arritur akordin me Empolin për blerjen e Ismajlit që ky transferim të kryhet në fund të sezonit, gjithsesi, gjasat janë që kalimi të bëhet më shpejt.

Pavarësisht se në diskutim është e ardhmja, Ardian Ismajli duket se është i qetë në këtë drejtim. Udhëtimi drejt Parisit së bashku me partneren e tij e konfirmon diçka të tillë.

Klan News