Misioni historik i anijes kozmike që shmang asteroidet
NASA ka nisur një mision historik, ku për herë të parë një anije kozmike e nisur nga Toka do të godasë dhe ndryshojë trajektoren e një trupi qiellor.
Misioni i pagëzuar si DART (Double Asteroid Redirection Test) nisi zyrtarisht në orën 22:21 të mbrëmjes, nga baza e NASA-s në Kaliforni. Anija kozmike, Falcon 9 e SpaceX të Elon Musk, fluturoi në hapësirë pa probleme, ndërsa raketa që realizoi fluturimin zbriti gjithashtu në Tokë, normalisht.
Asteroidi Didymos ka një diametër prej 800 metrash, ndërsa hëna e tij, Dimorphos – që është edhe objektivi i anijes kozmike të NASA-s – ka një diametër prej 160 metrash. Ai është zbuluar nga shkencëtarët rreth dy dekada më parë.
Shkencëtarët kanë përllogaritur që në momentin kur anija të jetë duke goditur objektivin, asteroidi do të jetë 11 milionë kilometra larg Tokës, relativisht afër planetit tonë.
Por testi i vërtetë për këtë teknologji do të jetë në Shtator 2022, kur anija do të arrijë objektivin për të goditur Dimorphos, një hënë të vogël të një asteroidi që orbiton rreth tokës, të quajtur Didymos.
Klan News