NASA ka identifikuar 10 planete në një tjetër orbitë dhe që mendohet se mund të ketë jetë. Teleskopi i NASA, Kepler, ka identifikuar shkëmbinj potencialisht të banueshëm në këto planete.

Shkencëtarët do të analizojnë të gjitha të dhënat e mbledhura nga teleskopi hapësinor.  “Planetet e zbuluara nga teleskopi kanë pothuajse të njëjtën madhësi si Toka”, thotë Mario Perez, shkencëtar i programit Kepler në Departamentin e Shkencës së Astrofizikës në NASA.

Nga të gjithë planetët që ka zbuluar teleskopi Kepler në total, 30 prej tyre janë të ngjashëm me Tokën.

/tvklan.al