Një shtresë e madhe akulli është zbuluar nga NASA përqark planetit Mars, një zhvillim që mund të sjellë një kthesë të rëndësishme në misionin për jetën në planetin e kuq. Shtresat e mëdha të akullit mund të jenë një burim i ujit për eksplorimet në të ardhmen, shpjeguan shkencëtarët.
Agjencia Hapësinore Amerikane arriti të zbulojë shtresat përmes sondës Mars Reconnaisance e vendosur në orbitën e Marsit prej vitit 2005. Disa prej këtyre shtresave kanë një lartësi 1 metër mbi sipërfaqe, ndërsa në thellësi shkojnë deri në deri në 100 metra.
Prej kohësh studiuesit ishin në dijeni të ekzistencës së akullit në planetin e kuq, kryesisht në polet e tij. Në vitin 2010, revista “Science” publikoi një artikull ku shpjegohej në hollësi se Marsi ishte i pasur me ujë. Por zbulimi i këtyre shtresave të mëdha të përhapura thuajse në të gjithë rrezen e Marsit dhe fakti që ato janë të ekspozuara edhe në sipërfaqe, ishte befasues.
Tv Klan