Mes ovacioneve të panumërta është hapur nata e shtatë e Akademisë së Yjeve.

Drejtuesja dhe producentja e njohur televizive, Zana Çela, ka ngritur siparin e një nate të zjarrtë konkurrimi duke u shprehur se edhe dueli mes konkurrentëve ka marrë ngjyrimin e një fushate të vërtet elektorale.

Konkurrentët gjatë kësaj nate kanë pasur kumbar deputetin e Partisë Demokratike, zotin Edi Paloka, dhe zëdhënësen e Partisë Socialiste, zonjën Mimi Kodheli, një mbështetje që e ka gjallëruar atmosferën duke e futur në një përballje të vështirë konkurrence, por padyshim kanë fituar më të talentuarit.

Politikanët janë surprizuar nga mendimet e konkurrentëve të Akademisë që përveç sfidave profesionale në disiplinën e këngës dhe baletit dhanë mendimet e tyre për perspektivën evropiane të Shqipërisë duke treguar që artistët e ardhshëm janë pjesë e një brezi të re tepër të talentuar.

Xhusi dhe Ardiana, Labinoti dhe Stefani, Jurgeni dhe Silvesteri, Adela dhe Elda, e shumë konkurrentë të tjerë kanë performuar emrat më të njohur të muzikës botërore dhe baletet më të xhetomuara të momentit, por kulminacionin e tij nata e shtatë e arriti në supersfidën e natës duelin Elhaida-Desi, një performancë që fitoi duartrokitjet e ovacioneve të shumta në sallë pasi u interpretuan me një mjeshtri artistike të denjë për skenat e festivaleve evropiane.

Kjo është sfida më e madhe që producentja televizive, Zana Çela, i ka dhënë vetes në realizimin e këtij spektakli, të përgatisë një brez artistësh që konkurrojnë në evenimentet evropiane të këngës dhe baletit.

Mbrëmë u larguan dy konkurrentë, Xhusi dhe Ivana, një eliminim që u prit me shumë emocione nga konkurrentët, por dhe keqardhje nga ana e të gjithë stafit./tvklan.al