Atëherë çmimi i parë mbetet sërish në shqipëri dhe është soprano Erjona Gjyzeli.
Këtë vit çmimi i madh i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” ka mbetur në Shqipëri. Edicioni i sivjetëm i këtij festivali është fituar nga sopranoja shqiptare Erjona Gjyzeli e cila konkurroi me arien “Amelia” shkëputur nga opera e Verdi-t.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili është njëherësh kryetari i festivalit, i ka dorëzuar Gjyzelit çmimin e madh në përfundim të natës finale. Çmimi i dytë i ka takuar një tjetër shqiptareje, pikërisht shkodranes Artemisa Repa, e cila u prezantua me arien e “Gilda” nga opera “Rigoletto” e Verdi-t. Ndërsa çmimi i tretë i është dorëazuar sopranos nga Turqia Burçin Çilingir.

Por krahas konkurrimit të 11 finalistëve, 3 prej të cilëve ishin shqiptarë, nata e fundit e Festivalit të madh Operistik “Marie Kraja” ka qenë e mbushur me mjaft elemente të spektaklit të ideuara nga regjisori Pali Kuke ndërmjet të cilëve dhe shumë numra koreografikë të sjellë në skenën e Akademisë së Arteve nga trupa e baletit e Teatrit të Operas dhe Baletit nën koreografinë e Agron Aliajt.

Ndërkohë paraditen e sotme organizatorët dhe finalistët ndërkombëtar janë pritur në një takim në zyrën e tij nga kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama. /tvklan.al