Për situatën në veri të Kosovës ka reaguar edhe zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakh-lallah, e cila në një koment në rrjetin “X” është shprehur e zhgënjyer nga aksioni i Policisë së Kosovës për të mbyllur objektet e komunave ilegale serbe në këtë zonë.
“Shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me KFOR-in pavarësisht premtimeve të përsëritura për ta bërë këtë.
KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së sipas Rezolutës 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Duhet depërshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në dialogun e BE-së, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Tv Klan