Pas akademisë së futbollit të Manchester City në Durrës, në të njëjtin qytet do të ngrihet edhe një tjetër akademi sportive. Është fjala për një akademi basketbolli, e njohur në SHBA si NBA.
Lajmi është dhënë nga Kryeministri Edi Rama nga Nju Jorku ka pati një takim me diasporën shqiptare.
Kryeministri gjeti rasti t’u kthente përgjigje edhe disa akuzave në mediat online për pagesat e shtrenjta të biletave gjatë një ndeshje basketbollit që kishte ndjekur në Nju Jork një ditë më parë.
“Faleminderit edhe miqve që më dhanë kënaqësinë e jashtëzakomshme të jem mbrëmë në hapjen e NBA se aty ju e dini që po nuk të ftoi njeri nuk shkon dot se s’ka zot që i blen dot ato bileta. Por duke qenë se këtu është atdheu i basketbollit, dua t’ju jap dhe një lajm se s’mund ta jepja dot në Shqipëri pa ja u dhënë juve. Jemi në bisedime për të ngritur në Durrës edhe një akademi të NBA”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.
/tvklan.al