Presidenti Ilir Meta shkruan se është pikëlluar nga ndarja nga jeta e të Avni Mulës. Në një postim në mediat sociale, Presidenti shprehet se Mula është një personalitet i jashtëzakonshëm, një intelektual i spikatur dhe një figurë e dashur dhe respektuar nga të gjithë.

Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë!”, shkruan Meta.

Më tej kreu shtetit shton se ikja e muzikantit është një humbje e madhe dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje! Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve! Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij! Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!”, përfundon Meta.

Edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të tenorit Avni Mula dhe i ka shprehur ngushëllime familjes. Mula u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e dha Inva Mula, Vajza e tij. Avni Mula ishte nderuar me titullin Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit. /tvklan.al