Është ndarë nga jeta ish-ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Ambasada Gjermane përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf.
Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër, por të rëndë. Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh. Ftojmë të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan të ndajnë ngushëllimet dhe kujtimet e tyre në hapësirën tonë virtuale përkujtimore”, thotë Ambasada.
Ai ka ushtruar detyrën e tij në vendin tonë nga viti 2019 deri në 2023-in./tvklan.al