Motra e Valbona Memës dhe nëna e këngëtares Xhesika Polo është ndarë nga jeta.
Më herët në një postim në rrjetet sociale, Valbona ka postuar një foto me motrën e ndjerë dhe me një mesazh prekës bashkangjitur.
“Lamtumirë motra ime e shtrenjtë…. qoftë i lehtë dheu për ty zemra ime”.
Ndërkohë Xhesika me hidhërim ka njoftuar se përcjellja për në banesën e fundit të nënës së saj do të bëhet ditën e nesërme në orën 15:00 në varrezat e Tufinës në Tiranë.
“Nesër në orën 15:00 i japim lamtumirën të shtrenjtës tonë në Tufinë. Lamtumirë mam”. /tvklan.al