Ndarja e Tiranës në tri pjesë duke e lënë nën drejtimin e Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut është një nga temat e diskutimit në “Opinion” në Tv Klan. Në këndvështrimin e gazetares Marsela Karapanço, kjo lëvizje e Edi Ramës është një mënyrë për të luajtur “tërhiq e mos e këput”. Sipas gazetares, Rama nuk ka vendosur ta eliminojë Veliajn, por njëkohësisht ka shtuar dy emra të tjerë krah tij.
Në raport me Veliajn, unë eshoh një lëvizje tërhiq e mos këput nga ana e z. Rama. Edhe e shtyn pak, por edhe e tërheq duke e mbajtur prapë me dy zonjat, Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin të cilat janë figura të Partisë Socialiste. E gjithë jehona që ka shoqëruar debatin qoftë nga “5D”, qoftë nga gjithë zhvillimet që kanë ardhur nga SPAK-u sesa është lakuar emri i z. Veliaj, nuk kemi parë një prerje koke. Pra kjo do të thotë që diçka ka, që zoti Veliaj kontribuon, merr vota,ne e dimë se mandatin e tij të tretë, të gjithë votat që ka marrë për Tiranën, por nga ana tjetër, duke i shtuar dy të tjerë, më duket thjesht loja ” tërhiq e mos e këput” me Veliajn.
Ndërsa analisti Artan Hoxha mendon se Rama po e kompenson Veliajn. Sipas tij, ai nuk e ndëshkon për shkak të dobisë që i sjell, por as nuk e promovon për shkak të raportit me SPAK-un. Hoxha e quan Veliajn “një lojtar të plagosur” që “s’luan dot me kapacitetet që ka pasur”.
Rama as nuk e ndëshkon Veliajn, nuk ka luksin të ndëshkojë një lojtar si Veliaj, i ka bollshëm kundërshtarët dhe armiqtë, s’ka pse të ndëshkojë njerëz që i bëjnë dobi atij, nga ana tjetër as nuk e promovon sepse nuk është as momenti, nuk bën sens politik t‘i bëjë promovim Veliajt në këtë moment. Unë them që Edi Rama me këtë skemë treshe të Tiranës, e kompenson Veliajn sepse ndonëse Veliaj është një lojtar i mirë, është një lojtar i plagosur. Është i plagosur për një seri çështjesh që i ka të hapura dhe gjithë rrjetin e bashkëpunëtorëve të vet që i ka pasur në krah në 2021, në 2023, një pjesëi ka në burg, një pjesë i ka të trembur, një pjesë të hallakatur dhe është një lojtar që ende nuk mund të luajë me kapacitetet që ka pasur./tvklan.al