Faktorët ndërkombëtar vazhdojnë të artikulojnë qëndrimin e tyre në lidhje me bojkotin parlamentar të opozitës shqiptare. Pas deklaratave të një ditë më parë të shefit të OBSE-së në Tiranë dhe ambasadorit të KE, kërkesën drejtuar Partisë Socialiste për të qenë në Kuvend dhe për të respektuar raportin e OSBE-ODHIR lidhur me zgjedhjet, e ka ripërsëritur dhe Ambasadori gjerman në Shqipëri Robert Borchardt. Për të prania e opozitës në sallën e Kuvendit është e domosdoshme për një sërë reformash të cilat janë kusht për integrimin e vendit tonë në strukturat evropiane.

Robert Borchardt: “Opozita duhet të jetë e pranishme në Kuvend sepse vendi i saj është aty. Bashkimi Evropian ka dhënë një deklaratë mjaft të qartë lidhur me zgjedhjet dhe rekomandimi im është që të shohim drejt së ardhmes. Në të njëjtën kohë ato rekomandime që janë bërë në raportin e OSBE-ODHIR të merren dhe të zbatohen. Sigurisht për një gjë të tillë janë të nevojshme vendimet që merren në parlament dhe për shumë nga këto vendime nevojitet një shumicë e cilësuar në parlamentin shqiptar. Këtu  mund të përmend disa pjesë të reformës në drejtësi, mungesa e opzoitës do ta vështirësonte shumë këtë proces të rëndësishëm për shkakun e vetëm sepse nevojitet shumica e cilësuar.”

Më i qartë në thirrjen drejtuar opozitës ishte një ditë më parë kreu i OSBE, Bosch, i cili tha se pretendimeve të opozitës për rinumërimin e votave u është dhënë përgjigje nga institucionet e certifikimit të zgjedhjeve./tvklan.al

Gazetare: Elia Zotka