Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve, ose e quajtur ndryshe e qytetit, ka marrë përsipër të mbush gropat në të gjithë Tiranën. Në këto momente brigada me 25 punëtorë është duke punuar në rrugën e Dibrës, deri tek shkolla e Bashkuar. Kjo rrugë dy kilometër e gjatë, sipas specialistëve kërkon mbushjen e 400 metër katrorëve që e zënë gropat.

Në fillim bëhet prerja me sharrë e sipërfaqes së dëmtuar dhe pastaj asfaltimi. Jo vetëm kaq, kjo ndërmarrje është duke zbuluar gopat e fshehura, për të gjetur burimin e rrjedhjeve nëpër rrugë. Para rrugës së “Dibrës”, kjo ndërmarrje ka përfunduar gropat e lagjes “Kombinat” dhe “21 Dhjetorit”. Sipas drejtorit të ndërmarrjes është ndërhyrë më shumë në rrugët ku bllokohet më shpesh trafiku./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti