Lajme Arkiva 2003

Ulja e ndjeshme e faturë- pagesave e energjisë elektrike në Gjirokastër ka bërë që Drejtoria e Shfrytëzimit të Energjisë Elektrike të ndërpresë energjinë debitorëve, bëhet fjalë për zona problematike, si zona e Lazaratit, Picarit etj., por ka probleme edhe në qytet.

Numri i debitorëve brenda në Gjirokastër është 1000 dhe u detyrohen shtetit 21 milionë Lekë ndërsa në fshatra janë 2473 konsumatorë të cilët i detyrohen shtetit më shumë se 43 milionë Lekë.

Në muajin Janar qyteti i Gjirokastrës shënoi një ulje të paparashikuara të faturë-pagesave, shifër që arriti nga 98% në 67%, ndërsa aktualisht % e faturë-pagesave ka arritur në 25%, kjo ka ardhur edhe si pasojë e ndërprerjeve në masë që drejtoria e shfrytëzimit të energjisë elektrike, por kryejnë kundrejt debitorëve .

“Beso se si tremujor rezultatet do të jenë të mira në bashkëpunim edhe me thesarin. Aksioni konsiston edhe në qytet, në ditët e punës normale po e po, por edhe të shtunë, të dielë kemi punuar me ndërprerje të energjisë elektrike të debitorëve”./tvklan.al