Mandati i Edi Ramës ne krye te Partisë Socialiste mund te quhet tashme i ndërprere.
Me mbylljen e ankimimeve te subjekteve elektorale ne kolegjin zgjedhor, rezultati i dale nga kutitë e votimit me 28 Qershor, nxjerr fitues koalicionin e djathtë të kryesuar nga Partia Demokratike me 70 mandate, kundrejt 66 te Partisë Socialiste.
Për rrjedhoje, ky rezultat e ndërpret edhe mandatin e kryetarit te selisë roze, duke iu referuar statutit te saj.
Neni 28, ne piken b te tij, shpjegon qarte se kryetarit te partisë i ndërpritet para kohe mandati 4-vjeçar kur partia humbet ne zgjedhjet e përgjithshme.
Zhvillimet qe lidhen me mandatin e kryetarit dhe me rezultatin e zgjedhjeve do te jenë ne fokusin e asamblesë kombëtare socialiste, e thirrur për te martën, një dite pasi KQZ do te japë rezultatet përfundimtare, siç ka deklaruar kryetari Ristani.
Eksponentë te Partisë Socialiste bëjnë me dije se dy janë variantet qe mund te shqyrtohen ne këtë asamble. I pari ka te beje me hapjen e procedurave te garës për kreun e ri te selisë roze, por me i mundshëm është varianti i hartimit te një rezolute për mosnjohjen e zgjedhjeve.
Te njëjtët eksponentë te Partisë Socialiste thonë se mosnjohja e zgjedhjeve kur nuk ka me asnjë ankimim, tregon qarte se kjo rezolute behet për te shpëtuar mandatin e kryetarit Rama.
Pasi, shtojnë ata, Partia Socialiste nuk ka asnjë fakt dhe asnjë prove për te mos i quajtur zgjedhjet si te rregullta.
Me sa duket, me miratimin e kësaj rezolute, Edi Rama do te vazhdoje te qëndrojë ne krye te Partisë Socialiste, por do te lere jashtë dyerve te parlamentit te gjithë grupin parlamentar socialist.
Një variant i tille është kundërshtuar nga drejtues te kësaj partie, te cilët e kane cilësuar si një vetëvrasje politike dhe gabimin me te madh te Partisë Socialiste, atë për bojkotimin e parlamentit. Po kështu, edhe aleatet e selisë roze e kundërshtojnë një vendim te tille, duke e cilësuar te gabuar dhe me mentalitet te politikes se vjetër./tvklan.al