Tomiko Itooka, e cila ishte gruaja më e vjetër në botë, ka ndërruar jetë në moshën 116-vjeçare në Japoni. Asaj iu dha statusi i rekordit botëror “Guinnes” vitin e kaluar.
116-vjeçarja ndërroi jetë në një shtëpi të kujdesit të të moshuarve më 29 Dhjetor të vitit që sapo lamë pas. Tomiko Itooka ka lindur më 23 Maj të vitit 1908 në Osaka. Në shkollën e mesme ajo ka qenë volejbolliste teksa më vonë ushtroi pasionin e saj të alpinizmit.
Në moshën 20-vjeçare Itooka kurorëzoi dashurinë e saj më një martesë, teksa më pas u bë dhe drejtuese e fabrikës së përpunimit të tekstileve të bashkëshortit të saj, i cili ndërroi jetë në vitin 1979.
Tomiko Itooka ishte nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, duke lënë pas kështu pesë nipër e mbesa, trashëgimtarë të saj.
Ajo u bë personi më i vjetër i planetit vitin e kaluar pas vdekjes së 117-vjeçares Maria Branyas. Aktualisht fronin e Tomiko Itooka si personi më i vjetën në botë e zë 116-vjeçarja Inah Canabarro Lucas, një murgeshë braziliane e cila ka lindur 16 ditë pas Itooka./tvklan.al