Njeriu më i vjetër në botë ka ndërruar jetë në moshën 112-vjeçare.

John Alfred Tinniswood vdiq të hënën në një azil në Southport, ku  qëndronte. Ai u shpall burri më i vjetër në botë në muajin prill, pas vdekjes së Juan Vicente Pérez Mora në moshën 114-vjeçare.

Familja e të ndjerit tha se dita e tij e fundit ishte “e mbushur me muzikë  dhe dashuri”. Tinniswood lindi më 26 gusht 1912, vitin kur u fundos Titaniku dhe u shpall njeriu më i vjetër në Britaninë e madhe më 2020.

Në një deklaratë, familja tha se “kishte shumë veti”.”Ai ishte inteligjent, i vendosur, guximtar, i qetë në çdo krizë, i talentuar në matematikë dhe një dialogues fantastik”. Ata shtuan se këto cilësi i shërbyen gjatë kohës në ushtri në Luftën e Dytë Botërore, më pas në detyrat e tij për të gjetur ushtarët e bllokuar dhe organizimin e furnizimeve ushqimore.

Që kur bëri 100 vjeç në vitin 2012, ai merrte kartolina urimi nga Mbretëresha Elizabeth II dhe së fundmi, nga Mbreti Charles III. Familja ka kërkuar që dhurimet në kujtim të tij të shkojnë për Age UK, një shoqatë bamirësie.

Burri më i vjetër që ka jetuar regjistrohet Jiroemon Kimura nga Japonia, 116 vite e 54 ditë. Ai ndërroi jetë në vitin 2013. Gruaja më e vjetër që jeton ende është Tomiko Itooka nga Japonia, 116 vjeçe./tvklan.al