Një sulm masiv izraelit ka rrafshuar një ndërtesë banimi në qendër të kryeqytetit libanez, Bejrut. 4 persona janë vrarë dhe më shumë se 20 janë plagosur. Shifrat i ka bërë të ditura Ministria e Shëndetësisë të Libanit.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, ndërtesa 8-katëshe u shkatërrua plotësisht nga 5 raketa në lagjen Basta me popullsi të dendur.
Sulmi izraelit ndodhi rreth orët e para të mëngjesit të së shtunës me shpërthime që tronditën qytetin. Ndërkohë, ushtria izraelite akoma nuk ka bërë koment lidhur me sulmin.
Ky është sulmi i katërt i Izraelit këtë javë në qendër të Bejrutit. Të hënën, Hezbollahu tha se zëdhënësi i tij, Mohammed Afif ishte vrarë në një sulm ajror.
Në muajt e fundit, sulmet izraelite kanë vrarë disa anëtarë të lartë të Hezbollahut në Bejrut, duke përfshirë liderin e grupit Hassan Nasrallah./tvklan.al