Fansat që do ta shohin Euro 2024 në televizor mund të ndjekin për herë të parë gjykimin e ndeshjeve përmes homologut të ‘snikometrit’ që përdoret në kriket.

Teknologjia e “topit të lidhur” kombinon topat e ndeshjeve me një mikroçip që ndien lëvizjet dhe mund të gjurmojë çdo prekje me një ritëm prej 500 herë në sekondë. Ajo do të përdoret në Gjermani pas suksesit që pati në Katar 2022. Ka mjaftueshëm ndjeshmëri për të përcaktuar nëse topi prek dorën e ndonjë lojtari gjatë trajektores për në portë apo për pozicionet jashtë loje.

Mikroçipi ishte një sukses në Katar ku u përdor për të ndihmuar zyrtarët e VAR që të merrnin vendime në kohë reale.

Një shembull ishte një gol i Portugalisë ndaj Uruguajit që mendohej se ishte prekur topi nga Cristiano Ronaldo edhe pse Bruno Fernandes mori meritat. Ditën tjetër, Adidas, i cili ka mundësuar teknologjinë, publikoi imazhe të ngjashme me ato që dalin në kriket që gjurmojnë forcën e jashtme të topit në formën e një “rrahjeje zemre” ku u tregua se nuk ishte Ronaldo ai që e kishte prekur topin.

Tani këto imazhe do të jenë në dispozicion të teleshikuesve në çdo moment që do të përdoren për të marrë vendime të rëndësishme gjatë një ndeshjeje të kampionatit europian. Teknologjia është pjesë e një plani të gjerë transparence brenda UEFA-s që do të fokusohet në vendimet e VAR që shpesh i lënë tifozët në errësirë.

Një tjetër zhvillim teknologjik janë edhe ekranet e mëdhenj brenda stadia-s që do të shfaqin shpjegime teknike të vendimeve të VAR-it duke sqaruar pse janë bërë. Edhe këto do të jenë në dispozicion të transmetuesve./tvklan.al