Al Kaeda mund të sulmojë Euro 2008-tën. Lajmin e ka bërë të ditur televizioni i njohur amerikan, “Abc”, i cili i referohet raporteve të disa shërbimeve sekrete.

Drejtues të katër agjencive të inteligjencës në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara pretendojnë sesi Austria dhe Zvicra mund të jenë arenë e akteve terroriste të grupit famëkeq, Al Kaeda.

Njëri prej të kontaktuarve nga “Abc” ka deklaruar se një aktivitet si Euro 2008 është një rast i volitshëm për të ndërmarrë aksione të tilla.

Një hipotezë e tillë përforcohet nga disa materiale të sekuestruara pas dy arrestimeve të kryera së fundmi në Britaninë e Madhe.

Rrjeti amerikan “Abc” ishte i vetmi që ka publikuar këtë fakt, por pranuar të bëjë të ditur emrat e agjencive të pyetura.

Rreth 5 milion turistë pritet të jenë të pranishëm gjatë ditëve kur do të zhvillohen finalet e kampionatit evropian të futbollit./tvklan.al