Këtë të mërkurë, do të luhen nëntë ndeshjet e fundit për raundin e katërt në Champions League.
Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë në ndeshjen Inter-Arsenal. Dy klubet kanë objektiva madhorë këtë sezon dhe për këtë arsye synohet me çdo kusht fitorja.
Në “San Siro” pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar, me spektaklin që është i garantuar. Takim spektakolar pritet të jetë edhe ai mes PSG-së dhe Atletico Madrid, me dy skuadrat që janë të dënuara për të fituar.
Barcelona ka transfertë të lehtë ndaj serbëve të Crvena Zvezda, ndërsa Bayern Munich luan në shtëpi ndaj Benficas.
/tvklan.al