Instituti i sizmiologjisë në Tiranë ka regjistruar në orën 00:16 min të ditës së sotme një tërmet me magnitudë 3.8 sipas shkallës rihter me intensitet 4 deri në 5 ballë. Tërmeti është ndier në qytetin e Tiranës si dhe në rrethinat e saj, por mësojmë se epiqendra e tij ka qenë 10 km në jug të kryqytetit dhe pikërisht në fshatin Petrelë. Lëkundjet e këtij tërmeti kanë vazhduar pak sekonda, ndërsa e veçanta e tërmetit në fjalë është se:
“Nuk ka pasur paragoditje, as pasgoditje deri në këtë kohë që po flasim bashkë. Dëme materiale nuk ka.”
Gjitashtu mësojmë se brenda këtij muaji ka pasur dhe dridhje të tjera sizmike me intensitet më të ulët të regjistruara në veri të Tiranës. Këto lëkundje kanë qenë e një intensitet 3 deri në 4 ballë, sipas shkallës rihter, por tërmeti i ditës së sotme i cili nuk është shoqëruar me efektet e para dhe të pas goditjeve ndoshta hedh dyshime se mund të kemi përsëri lëkundje të tjera sizmike. Ndërkohë që vendi yë hyn në zonën me aktivitet të lartë sizimiologjik. /tvklan.al