Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Gjykata e Tiranës, ka vendosur sot dënimin me 12 vjet burg, të të fortit të Tiranës Nehat Kulla. Nga shtatë akuzat, trupi gjykues e shpalli atë fajtor për armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentesh dhe letërnjoftimesh. Ndërsa Ismet Ramadani, i akuzuari tjetër është dënuar me tre vjet burg për armëmbajtje pa leje. Për akuzat e tjera, dy të kuzuarit janë shpallur të pafajshëm.
Prokurori i çështjes gjatë pretencës së tij, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për Nehat Kullën për shtatë akuza. Gjyqi i sotëm u zhvillua në mungesë të të pandehurit Kulla, i cili është përfaqësuar në seancë nga avokati i tij Dino Leli. Sot janë hedhur poshtë akuzat e Fatmir Thaçit, krijimit të bandës së armatosur, pengmarrjes dhe vendosjes së gjobave.
Nehat Kulla u arrestua një vit më parë, gjatë një operacioni të policisë të prefekturës Elbasan. Kartela juridike e Nehat Kullës tregon se kjo është hera e shtatë që ai akuzohet dhe dënohet nga drejtësia shqiptare./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti