Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Nehat Kulla, Ismet Ramadani dhe avokatët mbrojtës, kanë hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë, në seancën e fundit përpara se trupi gjykues të jap vendimin. Ata kanë pranuar vetëm akuzën për armëmbajtje pa leje, të një pistolete. Nehat Kulla ka përmendur rolin e tij në mbrojtjen e institucioneve të shtetit gjatë trazirave të ’97. Ai mohoi akuzat e prokurorisë për vrasjen e Fatmir Thaçit. Më 18 Janar trupi gjykues do të japë vendimin përfundimtar për të akuzuarit Nehat Kulla dhe Ismet Ramadani./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame