Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Edhe sot në Gjykatën e rrethit të Tiranës, vazhdoj seanca për shqyrtimin me provat shkresore nga trupi gjykues në drejtim të të pandehurit Nehat Kulla dhe Ismet Ramadani. Ndërkohë i pandehuri, Ismet Ramadani, nuk u paraqit për arsye shëndetësore. Ai përfaqësohej nga avokati i tij Fatos Shanaj. Kështu seanca gjyqësore, u zhvillua me marrjen në shqyrtim të provave shkresore vetëm për të pandehurin Nehat Kulla. Vlen për tu theksuar se kjo seancë u zhvillua nën masa të rrepta sigurie./tvklan.al