Personeli i shkollës 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Lezhë ka njoftuar Policinë në mëngjesin e sotëm se ishte konstatuar xhami i dritares së katit të dytë e thyer.

Uniformat blu theksojnë se nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se në ambientet e brendshme të shkollës nuk ka hyrë asnjë person si dhe nuk është vjedhur apo dëmtuar asnjë material i brendshëm i shkollës.

Ndërkohë më herët gjatë mëngjesit të sotmë, korrespondenti i Klan News, Martin Marku raportoi se bëhej fjalë për një grabitje.

“Autorët kanë marrë një sasi parash, regjistrat, kamerat e sigurisë bashkë me serverat dhe shumë sende të tjera mësimore”, raportoi korrespondenti Marku.

Të vërtetën lidhur me këtë ngjarje do e nxjerrë në dritë një hetim më i thelluar i Policisë. /tvklan.al