Kryetari i grupit parlamentar i partisë demokrate Nard Ndoka shpjegon se kohë më parë i ishte kërkuar kryesisë largimi i sekrtarit të përgjithshëm Kreshnik Çollaku, i cili po tenton tashmë të krijojë një parti më vete. Sipas Ndokës inciativa politike e Çollakut nuk përbën rrezik për anëtarësinë e partisë.
Nard Ndoka: “Ishte një kërkesë e jona masi ai nukë plotsoi ëë punën e tij si sekretar i përgjithsëm duke qënur mjaft inaktiv në gjithë ktë punën organizative dhe dështimin që ai pati në, në kadidimin për kryetar bashkie në, në Tiranë. Kshtu që nëse aj vërtetë dëshron që të largohet, për ne nuk përbën ndoni shqetsim përveçse mund t’humbim nji koleg dhe nji mik tonin, por për pd-në nuk ka asnjë lloj shqetsimi që nuk besoj që do t’ketë pasus nga antarët dhe drejtuesit e PDR-së.” /tvklan.al