Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ndotja e ujit në qytetin e Laçit është e madhe, ashtu si dhe rreziku për rënien e epidemive. Gjendja më e vështirë paraqitet në zonën pranë komisariatit të policisë, ish-pallatit kinez, në spital dhe në lagjen “Nr.2”. Pas një takimi midis përfaqësuesve të bashkisë së Laçit, drejtorisë së ndërmarrjes së ujësjellësit dhe ISHP, u morën masa dhe u lanë detyra.

Së shpejti në Laç do të bëhet klorifikimi i pa ndërprerë i ujit. Gjithashtu do të shtohet numri i pikave të kontrollit të ujit dhe do të bëhen analiza të përditshme. Lidhur me këtë situatë, drejtori i përgjithshëm i ujësjellës-kanalizimeve në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit shprehet:

“Sipas informacioneve që morëm nuk është shqetësuese, por gjithsesi, masat që janë marrë dhe që do të merren në vazhdimësi, besoj se do të stabilizohet situata. Ne jemi në proces të studimit, të mënyrave të financimit dhe të fondeve të nevojshme”./tvklan.al