Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Reformë drastike në pankinën e klubit të futbollit të Elbasanit. Artan Bushati do të jetë trajneri i ri i ekipit të këtij qyteti. Lajmi bëhet i ditur nga vetë presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit Arben Laze.

Ndryshime ka pasur edhe me stafin teknik të këtij klubi. Kështu, ndihmësi i Bushatit do të jetë Ilirjan Filia, ndërsa trajneri i portierëve Bujar Gogunja. I mirënjohuri Altin Kovaçi riemërohet drejtor teknik i klubit të futbollit të Elbasanit. Vetë trajneri i ri theksoi, se për të arritur këto objektiv, ekipi i Elbasanit ka nevojë për rinovime në repartin e portës, mbrojtjes dhe mesfushës.

Artan Bushati: “E mira bëhet të hidhemi në merkato për blerjen e pikave më të dobëta që trajtohen dhe janë shfaqur në kampionatin e kaluar, duke parë që edhe presidenca ka objeksione tërësisht të kundërta nga viti i kaluar, ku primare mbetet vendosja e Elbasanit në tre ekipet më të mira të republikës”.

Megjithatë, era e ndryshimeve nuk mbaron këtu. Stadiumi i këtij qyteti ka filluar nga rikonstruksioni me një fond prej 119 milion lekësh. Kështu në fillim të kampionatit të ri, stadiumi i këtij qyteti do të ketë një pamje krejt të re sipas parametrave të kërkuar nga UEFA./tvklan.al